E kam faqen në Instagram/Facebook – s’kam nevojë për webfaqe…
Kjo është një frazë që e dëgjojmë shpesh nga pronarët e bizneseve, sidomos nga ata që sapo kanë nisur aktivitetin.
Në pamje të parë duket logjike – por në realitet është një nga gabimet më të mëdha që mund të bësh në një treg gjithnjë e më konkurrues.
Rrjetet sociale janë të fuqishme, por ato nuk e zëvendësojnë një faqe interneti profesionale. Ja pse:
1. Nuk ke kontroll të plotë mbi rrjetet sociale
Instagram, Facebook, TikTok – nuk janë në pronësinë tënde.
Nëse algoritmet ndryshojnë (dhe kjo ndodh shpesh), nëse profili yt bllokohet, raportohet apo edhe fshihet, ti humbet gjithçka: ndjekësit, përmbajtjen, kontaktet.
Një uebfaqe është prona jote digjitale, mbi të cilën ke kontroll të plotë dhe të përhershëm.
2. Rrjetet sociale nuk janë të ndërtuara për të konvertuar klientë
Nuk kanë strukturë për shpjeguar shërbimet, çmimet, portofolin apo për të bërë navigim të qartë.
Uebfaqja, nga ana tjetër, mund të përmbajë:
- Seksione për çdo shërbim/produkt
- Pyetje të shpeshta (FAQ)
- Galeri portfolio
- Forma kontakti dhe CTA të qarta
- Integrim me pagesa, rezervime ose chat live
Në rrjetet sociale, gjithçka është i përzier dhe e kalimshme. Në uebfaqe, gjithçka është e qëllimshme dhe e fokusuar për shitje.
3. Mungesë profesionalizmi dhe besueshmërie
Një klient që kërkon një shërbim serioz – si dizajn grafik, konsulencë, produkte biznesi etj. – pret që t’i gjejë të gjitha informacionet në një faqe të mirëfilltë.
Nëse ke vetëm një profil Instagram, në sytë e tij ti mund të dukesh ende në fazë testimi, jo plotësisht profesional.
Uebfaqja tregon që je i strukturuar, serioz dhe i investuar në imazhin tënd.
4. Pa SEO, nuk të gjen askush në Google
Faqja jote në Facebook nuk do të shfaqet lart në rezultatet e kërkimit kur dikush kërkon “shërbime marketingu në Prishtinë” apo “studio fotografike në Durrës”.
Me një uebfaqe të optimizuar, ke shumë më shumë shanse të dalësh në Google kur njerëzit kërkojnë pikërisht atë që ti ofron.
5. Rrjetet sociale janë të mbushura me shpërqendrime
Në Instagram apo Facebook, ndërkohë që dikush po shikon postimin tënd, një njoftim, një story tjetër apo një reklame e konkurrencës del para syve.
Uebfaqja i jep vizitorit një ambient të pastër, pa shpërqendrime, ku fokusi është vetëm në ty dhe në atë që ofron.
Po rrjetet sociale janë të panevojshme?
Absolutisht jo. Ato janë shumë të rëndësishme për:
- Ndërtimin e komunitetit
- Shpërndarjen e përmbajtjes
- Ndërveprim të drejtpërdrejtë me ndjekësit
- Reklama me targetim të saktë
Por vetëm si pjesë e një strategjie më të madhe, ku zemra e prezencës online është uebfaqja jote.
Me UebKos, kjo zemër rreh fuqishëm
Te UebKos, ne ndërtojmë faqe interneti moderne, të optimizuara dhe të përshtatura për çdo biznes.
✔ Dizajn profesional që përshtatet me brandin tënd
✔ Struktura që ndihmon përdoruesin të veprojë (kontaktojë, blejë, rezervojë)
✔ SEO që të pozicionon më mirë në Google
✔ Integrim me rrjetet sociale për një ekosistem të plotë online
✔ Mbështetje teknike dhe përditësime sipas nevojës
Mos u mbështet vetëm në Instagram – ndërto një bazë solide me një uebfaqe që flet për ty edhe kur je offline.
Na kontakto sot për një konsultë falas:
👉 www.uebkos.com | 📧 info@uebkos.com | 📞 +383 (44) 103 664